Accommodation
Bedrooms
Bathrooms
About this listing
Shitet ndërtesë 4-katëshe me potencial të lartë zhvillimi, e pozicionuar në Rrugën e Vjetër të Ndroqit.
Prona disponon 780 m² sipërfaqe totale ndërtimi dhe 1400 m² oborr para dhe pas godinës, duke ofruar hapësirë të bollshme për parkim, organizime apo zhvillime të mëtejshme.
Kati i parë dhe i dytë janë projektuar për ambiente shërbimi, ideale për aktivitete biznesi si klinika, zyra, institucione arsimore, qendër estetike, hoteleri apo çdo aktivitet tjetër tregtar. Katet e sipërme ofrojnë mundësi të shumta organizimi sipas nevojës.
Vendndodhja garanton akses të lehtë dhe lidhje të mirë me qytetin, duke e bërë një investim shumë të favorshëm si për biznes ashtu edhe për destinacion multifunksional.
Çmimi: 500,000€
📞 Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, na kontaktoni.